I mituri në Vlorë u arrestua për armëmbajtje, babai tregon version tjetër: E njoftova unë policinë

I mituri në Vlorë u arrestua për armëmbajtje, babai tregon version tjetër: E njoftova unë policinë

Një 14-vjeçar u arrestua këtë të enjte, pasi akuzohet se qarkullonte me një armë zjarri pa leje. Policia në një njoftim për mediat bëri me dije se i mituri kishte fshehur një pistoletë dhe municion pranë një banese.

Kjo ngjarje u zbulua edhe për shkak se i riu kishte publikuar dhe një video në mediat sociale, teksa shihej duke qarkulluar me armë.

Por  i ati i të miturit të arrestuar tregon krejt të kundërtën. Sipas tij, djali i kishte treguar një sfidë në Tik-Tok dhe pas saj kishte parë videon me armë.

Bardhosh Tozaj në një deklaratë për mediat, u shpreh se ka qenë ai vetë që ka shkuar në polici për të bërë denoncimin për armën që djali së bashku me dy shokë e kishin gjetur në një banesë të braktisur.