Grabitet saraçineska e Ujësjellësit, Vlora mbetet sërish pa ujë

Grabitet saraçineska e Ujësjellësit, Vlora mbetet sërish pa ujë

Qyteti i Vlorës edhe sot është pa ujë në shumë zona. Sipas Ujësjellësit shkak për mungesën e ujit është bërë vjedhja e një saraçineske.

“Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton se gjatë mesnatës së kaluar është grabitur saracineska e stacionit të ujësjellësit në lagjen “24 Maji”, zona pranë Stacionit të Trenit të Mallrave”, citohet në deklaratë.

Si pasojë e këtij problemi ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë në zonat që furnizohen nga ky stacion: Lagja 24 Maji (zona e Stacionit të Trenit të Mallrave); Petrolifera; TECI; Porti i Peshkimit dhe Zvërnec.

Ujësjellësi bën me dije se “grupet tona kanë ndërhyrë menjëherë pas konstatimit të rastit për zëvendësimin e saracineskës dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë”. Për këtë ngjarje është bërë denoncim pranë Policisë së Qarkut Vlorë.