E ndërtuar dy vite më parë, reshjet e shiut shkatërrojnë rrugën Vllahinë-Poçem

E ndërtuar dy vite më parë, reshjet e shiut shkatërrojnë rrugën Vllahinë-Poçem

Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje tokash në fshatin Gorrisht, përgjatë aksit rrugor Vllahin–Poçem.

Siç shihet edhe nga pamjet, rruga e ndërtuar para dy vitesh tashmë ka pësuar dëmtime të shumta.

Rrëshqitje të dherave në afërsi të fshatit Gorrisht vërehen edhe kodrat përgjatë rrugës, ku çarja e tokës është e madhe.

Banorët shprehen të shqetësuar për përkeqësimin e situatës në rast se reshjet vijojnë, ndërsa kërkojnë ndërhyrje për parandalimin e dëmeve të mëtejshme.

Në javët e fundit problematikë ka pasur edhe në disa akse të tjera në Bashkinë Selenicë, ku ka pasur bllokime të rrugëve nga rrëshqitja e dherave edhe në disa fshatra të tjerë.

Rruga Poçem-Vllahinë është ndërtuar gjatë vitit 2024, por reshjet e ditëve të fundit kanë nxjerr në pah problematikat.