Protesta zhvilluar këtë të shtunë në Zvërnec që percipitoi në dhunë ndaj protuesve do të hetohet nga Avokati i Popullit. Në një njoftim për mediat, ky institucion bën me dije se ka nisur një hetimet kryesisht për atë çka ndodhi në këtë tubim qytetar.
Sipas Avokatit të Popullit, një ekip i kryesuar nga drejtuesja e zyrës rajonale të Vlorës, është në terren. Po ashtu bëhet me dije se po intervistohen qytetarët dhe “po shqyrtojmë pamjet filmike dhe dokumentacionin për të verifikuar kohën dhe natyrën e ndërhyrjes së Policisë së Shtetit”.
DEKLARATA E PLOTË
Qytetarët që ushtronin të drejtën kushtetuese për tubim paqësor u dhunuan sot në Zvërnec. E drejta për të protestuar paqësisht është e drejtë kushtetuese.
Avokati i Popullit ka nisur sot hetim kryesisht (ex officio) për të sqaruar rolin e policisë në mbrojtjen e qytetarëve që protestonin dhe në menaxhimin e konfliktit disa ditor në zonë.
Një ekip i Avokatit të Popullit, i kryesuar nga drejtuesja e zyrës rajonale të Vlorës, është në terren. Po intervistojmë qytetarët, po shqyrtojmë pamjet filmike dhe dokumentacionin për të verifikuar kohën dhe natyrën e ndërhyrjes së Policisë së Shtetit, marrjen e masave për të ndaluar dhunën dhe identifikuar autorët, si dhe mënyrën si u mbikëqyr policia private. Përdorimi i dhunës ndaj qytetarëve është i paparanueshëm dhe kërkon përgjigje të qartë institucionale.

