“Burimet e Tragjasit drejt shterimit të plotë”, pedagogu publikon pamjet alarmante: S’ka ujë as për dhitë

“Burimet e Tragjasit drejt shterimit të plotë”, pedagogu publikon pamjet alarmante: S’ka ujë as për dhitë
Burimi i Tragjasit

Eksperti i mbrojtjes së bimëve, Arben Shytaj, i cili është një nga zërat më të fortë kundër projektit të ujësjellësit të ri të Tragjasit që synon marrjen e ujit për banorët dhe dërgimin e tij në Palasë e Dhërmi, ka publikuar disa video ku tregon gjendjen aktuale të burimit.

Shytaj shkruan në mediat sociale se situata aktuale është skandaloze, nuk ka ujë as për bagëtitë. Ndërkohë pedagogu teksa publikon dhe pamje nga ujësjellësi aktual i Tragjasit, ngre alarmin se banorët e zonës do të mbeten pa ujë nëse bëhen ndërhyrjet e kërkuara nga qeveria.

Kjo video tregon situatën aktuale të burimeve të Tragjasit, skandaloze drejt shterimit të plotë, objekti që shihni në foto është ujësjellësi i Tragjasit dhe Radhimës, në situatë kritike. Kam përmendur në analizat e mia, se do vijë dita që nipat tanë, t’i thonë radhimjotëve na falni, nuk ka me ujë për ju, por me këtë situatë duhet t’u themi ne tani.

O qeverria jonë dhe ju 11 biznesmenë që kërkoni të merrni ujë nga burimet e tragjasit, nuk ka ujë aty për ju, nuk ka as për dhitë tona, shikoni më poshtë se andej ka dhe burime nëntokësore, ose shkoni në Vallto, atje ka shumë ujra nëntokësore, harrojeni se mund ta merrni tek burimet.

Video e dytë tregon gjendjen skandaloze të Ujësjellësit eksitues Tragjas-Radhimë, e ndëruar zonja Belinda Balluku të presim në Tragjas t’i shikosh nga afër, tregoja dhe Kryeministrit, 20 metra më tej është vendi ku doni të merrni ato 300 litrat, faktet janë kundër specialistëve tuaj, ata janë për burg, ju mashtrojnë. Edhe nëse do bësh bllokun për tagun e tepruar, bëje, jam i qetë për faktet që po ju tregoj”, është ky sqarimi dhe thirrja që bën pedagogu Shytaj.