Fundjavën e shkuar kreu i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, së bashku me gjithë punonjësit e bashkisë dhe funksionarë të ndryshëm të Partisë Socialiste zhvilluan një aksion kryesisht në zonën e Pyllit të Sodës, por edhe në pjesë të tjera të qytetit.
Por ky aksion duket se përfundoi brenda ditës, pasi problemi i mbetjeve në Vlorë nuk po gjen zgjidhje.
Gjurmon.al po ju sjell disa pamje nga një zonë mjaft e frekuentuar në Vlorë që shihet nga të gjithë turistët dhe çdo banorë i Vlorës që përshkon unazën e qytetit.
Pas vendit të quajtur “Ballkoni i Vlorës” në “Ujë të Ftohtë” një pjesë e kodrës është kthyer në lanfill ilegal.
Mes ferrave dhe barërave të egër duken prej së largu plehrat që po pushtojnë gjithë zonën. Kjo situatë në këtë vend ka disa javë që është njësoj dhe askush nuk po ndërhynë, por dita ditës po përkeqësohet.

Por kjo nuk është zona e vetme ku plehrat prej ditësh e javës qëndrojnë aty dhe askush nuk i pastron. Ngjashëm është situata në rrugën Vlorë-Babicë, ku banorët ankohen se plehrat qëndrojnë me ditë rreth kazanëve.

