Aksioni i lirimit të hapësira vijon në Transballkanike, bashkia premton rikthimin te qytetarët të ambienteve të përbashkëta

Aksioni i lirimit të hapësira vijon në Transballkanike, bashkia premton rikthimin te qytetarët të ambienteve të përbashkëta

Administrata e re e Bashkisë Vlorë ka rinisur aksionin për lirimin e hapësirave publike. Menjëherë pas marrjes së detyrës, kryetarja e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini ka urdhëruar vijimin e aksionit por këtë herë, në rrugën Transballkanike.

Gjatë së mërkurës punonjës së bashkisë janë parë duke punuar për çmontimin e tendave dhe strukturave të tjera që kishin zaptuar trotuarët.

Segmenti i rrugës Transballkanike është një nga zonat më të rëndësishme urbane dhe zhvillimore në qytetin e Vlorës. Për t’i rikthyer rëndësinë funksionale, vizuale dhe për të liruar hapësirat publike, kemi nisur sot me çmontimin e tendave dhe strukturave metalike, që t’u rikthejmë ambientet e përbashkëta qytetarëve!”, është ky njoftimi nga bashkia që tregon se aksioni do të vijojë.

Edhe gjatë ditës së sotme puna ka vijuar, por nuk dihet se si do të shtrihet në të gjithë qytetit. Pavarësisht premtimeve të shumta se nuk do të tolerohet askush, sërish bizneset ankohen se nuk janë trajtuar të gjithë njësoj.

Në zonat qëndrore në Vlorë situate nuk ka ndryshuar aspak, pasi shumë biznese vijojnë të kenë të zaptuara trotuaret njësoj si më parë.