Aksionet e pastrimit nuk bëjnë punë, Vlora mbetet nën pushtetin e plehrave

Aksionet e pastrimit nuk bëjnë punë, Vlora mbetet nën pushtetin e plehrave

Gjurmon.al ditë më parë raportoi për mungesën e pastrimit të koshave të mbetjeve në Vlorë. Si në qendër edhe në periferi, mbetjet nuk hiqeshin nga kazanët duke krijuar një situatë jo të këndshme, si për banorët por edhe për turistët që zgjedhin të vizitojnë qytetin.

Bashkia Vlorë në mediat sociale promovon aksionet e pastrimit që ndërmerren prej saj, ku angazhohen qindra punonjës për një qytet më estetik.

Pavarësisht aksioneve të pastrimit, duket se situata në disa lagje vijon të jetë e njëjtë. Kazanët e mbetjeve nuk pastrohen, plehra hidhen pa kriter në trotuar.

Siç shihet edhe nga pamjet e Gjurmon.al, mbetje urbane ka edhe në kanalet që vijojnë të jenë të pa pastruar dhe janë rrezik për përmbytje.