Protesta për ndërtimet në Zvërnec, dhunohen aktivistët teksa policia ishte në vendngjarje

Protesta për ndërtimet në Zvërnec, dhunohen aktivistët teksa policia ishte në vendngjarje

Qindra banorë dhe aktivistë protestuan sërish këtë të shtunë në Zvërnec. Me pankarta në duar dhe me thirrjet për ndalimin e punimeve që po bëhen brenda peizazhit të mbrojtur Vjosë-Nartë, qytetarët marshuan drejt zonën ku tashmë është rrethuar me tele me gjemba.

Protesta zgjati për minuta të tëra, ku aktivistët dhe banorët tentuan të hynin brenda në kantier. Forca të shumta policie ishin angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit, por blutë e Vlorës ranë pre e dhunës që vinte nga brenda gardhit.

Herë pas here në protestë kishte përplasje, por kur tubimi po shkonte drejt fundit, ndodhi ngjarje e rëndë. Teksa një prej protestuesve po bisedonte me rojet, duke u thënë se toka ku po ndërtohet është e tij, rojet privat e kanë tërheq brenda rrethimit dhe e kanë dhunuar e më pas tërhequr zvarrë.

Policia e cila ishte me numra të shtuar në terren edhe e pse e ka parë të gjithë ngjarjen nuk ka ndërhyrë. Por forcat e rendit nuk ndërhynë as kur nga brenda gardhit rojet private hodhën spraj me piper në drejtim të qytetarëve dhe vetë policisë.

Kjo është protesta e tretë që zhvillohet për ndërtimet në zonën e Vjosë-Nartës, ku qytetarë dhe aktivistë kanë tubuar në afërsi të kantierit dhe në Tiranë.