U denoncua nga Gjurmon.al, ura pasarel e Kallaratit do të rinovohet

U denoncua nga Gjurmon.al, ura pasarel e Kallaratit do të rinovohet

Ura e pasarel e Kallaratit do të rikonstruktohet. Pas denoncimit të Gjurmon.al për gjendjen e degraduar të kësaj ure, Bashkia Himarë premtoi rikonstruksionin e saj.

Pak ditë pas premtimit, Bashkia Himarë nisi edhe procedurat tenderuese me një fond limit 1,666,667 Lekë të rinj pa TVSH. Në këtë tender mori pjesë vetëm një kompani, e cila edhe është shpallur fituese.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Agjencia e Prokurimeve Publike, kompania fituese është shpallur OE “2Z KONSTRUKSION” SHPK, e cila ka ofruar 1,567,011 Lekë të rinj për rikonstruksionin e kësaj ure pasarel.

Referuar dokumenteve të tenderit, ura pasarel duhet të jetë gati për 3 muaj. Kjo urë është kthyer në një problem për banorët e fshatit Kallarat, të cilët e përshkojnë çdo ditë për të shkuar në tokat bujqësore të tyre.