“Ndaloni masakrën në Vjosë – Nartë!”, aktivistët thërrasin protestë për ndërtimet në afërsi të Zvërnecit

“Ndaloni masakrën në Vjosë – Nartë!”, aktivistët thërrasin protestë për ndërtimet në afërsi të Zvërnecit

“Ndaloni masakrëne në Vjosë – Nartë”, me këtë thirrje aktivistët kërkojnë të ndërgjegjësojnë qytetarët për t’iu bashkuar protestës kundër ndërtimeve në zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë.

Në një njoftim në mediat sociale, PPNEA fton qytetarët t’i bashkohem protestës ditën e shtunë në 11:30 në hyrje të pyllit të Hidrovorit në Akërni.

Buldozerët kanë hyrë në zemër të një prej zonave më të egra dhe më të rëndësishme natyrore të Shqipërisë. Dhjetëra kamionë dhe ekskavatorë po bëjnë copë e çikë Peizazhin e Mbrojtur Pishë Poro-Nartë”, shtohet në njoftim.

Po ashtu PPNEA shkruan se punimet po kryhen duke anashkaluar ligjin, ekspertët dhe publikun.

Vjosa-Narta nuk është shesh ndërtimi. Nuk është territor pa ligj. Dhe nuk duhet të sakrifikohet në heshtje”, mbyllet thirrja për këtë protestë.

Prej më shumë se dy javësh makineri të rënda janë parë në brendësi të pyllit dhe në zonën e plazhit ku po kryejnë punime për ndërtimin e një resorti.

Vetëm dy javë nga nisja e punimeve që alarmuam organizatat mjedisore ka ardhur edhe resgimi nga Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit. IKMT në një njoftim të shpërndarë për mediat sqaron se ndërtimi është me leje dhe aty do ndërtohen struktura hotelerie.