Bashkia i njofton se do të nisë shembjen e tendave, bizenset ankesë dhe protestë: Jemi në prag të sezonit turistik

Bashkia i njofton se do të nisë shembjen e tendave, bizenset ankesë dhe protestë: Jemi në prag të sezonit turistik

Prej disa ditësh bizneset në Vlorë janë njoftuar nga bashkia se tendat dhe strukturat e tjera që kanë ndërtuar do t’u shemben. Aksioni për shembjen e strukturave të jashtme pritet të nisë në ditët në viji, ndaj bizneset e Vlorës janë bërë bashkë për të kërkuar nga autoritetet shtyrjen e këtij aksioni.

Në një letër drejtuar bashkisë, duke argumentuar se prishjet do të dëmtonin turizmin, bizneset kërkojnë që t’i lihet afat deri në fund të muajit shtator.

Duke qenë se tashmë është pragu i hapjes së sezonit turistik, kjo ndërhyrje në këtë moment sjell pengesa të konsiderueshme për bizneset tona. Nevojiten ndërhyrje në strukturat mbajtëse kruesore të investimeve tona, të cilat kërkojnë kohë, kosto financiare, si dhe ndalim të përkohshëm të ushtrimit ekonomik të bizneseve, prej nga edhe nxjerrim të ardhurat për taksat dhe pagat e punonjësve tanë”, citohet ndër të tjera në letrën e dërguar nga shoqata Aulona Regional Tourism Association.

Përfaqësuesit e bizneseve argumentojnë gjithashtu se Vlora është një qytet që mbështetet ndjeshëm te fluksi sezonal i turizmit dhe se ndërhyrje të tilla tradicionalisht kryhen pas përfundimit të sezonit turistik ose gjatë muajve të dimrit, kur aktiviteti ekonomik është më i ulët.

Përfaqësuesit e biznesit zhvilluan edhe një protestë simbolike në dyert e bashkisë, ku tashmë presin përgjigje nga ky institucion.