Puna për pedonalen në urën e Bratajt në vendnumëro, a do të mbyllet projekti për 2 muaj?

Puna për pedonalen në urën e Bratajt në vendnumëro, a do të mbyllet projekti për 2 muaj?

Prej gati dy muajsh ka nisur puna për ndërtimin e pedonales që ka si synim afrimin e turistëve me urën historike të Bratajt. Pavarësisht kundërshtimeve për betonizimin e kësaj zone dhe mos ruajtjen e identitetit, punimet po vijojnë.

Problemi nuk qendron vetëm te betonizimi, por edhe te ecuria shumë e avashtë e punimeve.

Kanë kaluar gati dy muaj nga nisja e punimeve, por në terren duket se nuk ka ndryshuar asgjë. Përveç sistemimit të rrugës, ku parashikohet të ndërtohet pedonalja asgjë tjetër nuk ka lëvizur në këtë zonë.

Sipas tabelës informuese në hyrje të kantierit punimet duhet të përfundojnë brenda 4 muajve, por ky afat siç duket do të tejkalohet.

Ky investim pritet t’u kushtojë banorëve të Bashkisë Selenicë mbi 24 milionë Lekë të rinj dhe financimi nuk bëhet nga bashkia por nga Këshilli