“Jetojmë si në mesjete”, ky është mesazhi i një qytetare në Vlorë dërguar në redaksinë e Gjurmon.al që denoncon gjendjen e rrugës Zigur Lelo në lagjen 11 Janari. Mesazhin e saj qytetarja që përballet çdo ditë me rrugën e shkatërruar, që ngjan si një arenë lufte e shoqëron edhe me pamje, ku duket qartë gjendja e mjerueshme në këtë rrugë.
“Jam një qytetare e Vlorës jetoj në lagjen 11 Janari. Ka shumë vite që në këtë lagje asnje kryebashkiak nuk ka vënë dorë për rregullimin e rrugës kalojmë me femijë nëpër baltë për t’i çuar në shkollë dhe makina do një orë të dalë nga lagjia dhe ato i kemi bërë copa.
Tubacionet e ujit të pijshëm jaë gjithandej të çara, rruga copë-copë, na kanë lënë në mëshirë të fatit, sikur jetojmë në mesjetë. I bëj thirrje bashkisë t’i hedh sytë njëherë nga lagjia 11 Janari e jo vetëm sistemimet në mes të qytetit”, shkruan qytetarja për Gjurmon.al.
Ndërkohë një tjetër qytetar në Vlorë denoncon problemin në një segment rrugor tjetër. Në redaksinë e Gjurmon.al, qytetari ankohen për Trifton Gjagjika. Siç mund të shihet edhe nga pamjet, në këtë rrugë investimi i fundit ka vite e ndoshta dekada që është bërë.
“I paguajmë të gjitha detyrimet që kemi ndaj shtetit, por askush nuk është interesuar për këtë rrugë”, shkruan qytetari që jeton në këtë zonë duke u ankuar se prej mungesës së investimeve po u dëmtohen mjetet. “Çdo muaj bejmë gomat e makinave”, shton qytetari.
Këto janë disa nga mesazhet e mbërritura ditët e fundit në Gjurmon.al ku kryefjalë është infrastruktura. Në shumë zona në Vlorë jetohet mes baltës dhe pluhurit, ku autoritetet prej vitesh nuk kanë investuar, sidomos në periferi.

