Kabina elektrike në hyrje të Tërbaçit, rreziku i përditshëm për banorë

Kabina elektrike në hyrje të Tërbaçit, rreziku i përditshëm për banorë
Kabina elektrike, Tërbaç

Kabinat elektrike në shumë zona në Shqipëri janë kthyer në probleme. Rrjeti elektrik i amortizuar dhe kabinat pa dyer shpesh janë kthyer në tragjedi.

Në të njëjtën gjendje ndodhet edhe kabina elektrike në hyrje të fshatit Tërbaç. Në një prej faqeve të murit të kësaj kabine elektrike, ku përcillet energjike elektrike e tensionit të lartë, qëndron një tabelë informuese “Tension i lartë, rrezik vdekje”.

Por kjo tabelë është masa e vetme e sigurisë, pasi mungon dera dhe çdokush mund të hyjë e të rrezikoj jetën në këtë kabinë elektrike.

Siç mund shihet edhe nga pamjet e Gjurmon.al, kabina elektrike është jashtë të gjitha standardeve. Tensioni i lartë mund të rrezikojë në çdo kohë jetën e banorëve ndaj dhe kërkohet ndëhyrje urgjente.