Miratohet vendimi, në 20 rrugët kryesore të qytetit parkimi do të jetë me pagesë

Miratohet vendimi, në 20 rrugët kryesore të qytetit parkimi do të jetë me pagesë
Harta e parkimeve me pagesë

Shumë shpejt në 20 rrugët kryesore të qytetit të Vlorës, aty ku është dendësia e popullsisë më e madhe, do të shikoni tabela që tregojnë se parkimi është me pagesë. Ky është vendimi që u mor në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak Vlorë, ku tashmë të gjitha vendet e parkimit, përveç taksive dhe personave me aftësi të kufizuar, do të jenë me pagesë.

Parkimet me pagesë do të menaxhohen nga Bashkia Vlorë, e cila më herët ka krijuar një shoqëria aksionere “Vlora Parking”. Kjo drejtori do jetë në administrim të një bordi dhe administratori të zgjedhur nga bashkia.

Pagesa për një orë parkim do të jetë 50 Lekë, pavarësisht zonës ku do të lini makinën. Sipas vendimit gjatë sezonit turistik parkimi me pagesë do të jetë nga ora 08:00 deri në 20:00 nga e hëna në të diel, ndërsa jashtë sezonit nga ora 08:00 deri në 18:00 nga e hëna në të premte.

LISTA E PLOTË E RRUGËVE KU DO TË APLIKOHET PARKIMI ME PAGESË

  1. Bulevardi Ismail Qemali
  2. Rruga “Demokracia”
  3. Rruga “Sulejman Delvina”
  4. Rruga “Gjergj Araniti”
  5. Rruga “Kosova”
  6. Rruga “Fejzo Gjomema” dhe “Hektor Shyti”
  7. Rruga “Shaban Demiraj”
  8. Rruga “Brahim Abdullai”
  9. Rruga “Duro Shaska”
  10. Rruga “Murat Tërbaçi”
  11. Rruga “Meno Gjolekaj”
  12. Rruga “Murat Tërbaçi”
  13. Rruga “Pavllo Flloko”
  14. Rruga Ëilson
  15. Parkimi tek fushat e Sportit
  16. Rruga Aleksandër Moisiu
  17. Rruga Gjergj Kastrioti
  18. Rruga Hasan Kushta
  19. Rruga Pelivan Leskaj”
  20. Rruga Veledin Kollozi