Dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak Vlorë, socialistët nuk plotësojnë kuorumin

Dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak Vlorë, socialistët nuk plotësojnë kuorumin
Screenshot

Mbledhja e Këshillit Bashkia Vlorë e parashikuar për t’u zhvilluar këtë të premte është shtyre me 24 orë. Shkak është bërë mungesa e kuorumit, pasi këshilltarët e opozitës braktisën mbledhjen dhe nuk votuan rendin e ditës, ndërsa mazhoranca e vetme nuk i kishte votat.

Opozitarët braktisën sallën pasi në rendin e ditës ishin përfshinte 22 pika, duke bërë pjesë edhe çështje me rëndësi si rishikimi i buxhetit, miratimi i SHA Vlora Invest dhe vendosja e parkimit me pagesë për disa akse rrugore.

Sipas këshilltarit të opozitës, Atird Hoxha, ligjërisht në një mbledhje të Këshillit Bashkiak lejohen deri në 10 pika në rend të ditës dhe numri i madh i pikave ka sjellë kundërshtimin e opozitës.

Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Elpiniqi Mërkuri, njoftoi një tjetër mbledhje për ditën e nesërme, me të njëjtin rend dite.

Por sërish opozita ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në këtë mbledhje po të mbahen të gjitha pikat aktuale të rendit të ditës.

Nga ana tjetër plani i socialistëve është që të kenë në sallë të gjithë këshilltarët socialistë, që plotësojnë kuorumin me 31 këshilltar nga 51 totali, për të arritur vijim normal të mbledhjes.