“Ngelemi edhe një javë pa drita”, banori denoncon rrjetin e amortizuar të energjisë elektrike

“Ngelemi edhe një javë pa drita”, banori denoncon rrjetin e amortizuar të energjisë elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e bashkisë Selenicë është një problem i zakonshëm. Në ditët e dimrit me mot me shi dhe me erë, ndërprerja e energjisë elekrike vijon me ditë të tëra.

Banorët e fshatit Mallkeq, me të cilët Gjurmon.al bisedoi tregoi se problemi i mungesës së energjisë elekrike vjen për shkak të rrjetit elektrik të amortizuar.

Sipas banorëve rrjeti elekrik është instaluar që në kohën e komunizmit, ndërsa në 35 vite tranzicion nuk është bërë asnjë investim.

Shikoni ku kanë arritur telat, shtyllat një bie lart e një poshtë. Një erë të fryjë dhe ngelim 10 ditë pa drita. Telat janë vënë që në 1972-shin, nuk janë ndërruar asnjëherë”, u shpreh banori për Gjurmon.al.

Ky nuk është problem veçanërisht në këtë fshat, por në gjithë zonën e Selenicës. Dëshmitë e banorëve dhe vëzhgimi në terren i Gjurmon.al ka vërtetuar këtë problematikë që po vijon prej vitesh dhe nuk ka marrë zgjidhje.