Infrastruktura në Vlorë është një prej plagëve më të mëdha të qytetit. Gjurmon.al në ditët e fundit ka publikuar pamje nga zona të ndryshme të qytetit, ku shihet qartë se rrugët janë në gjendje të mjerueshme.
Gropa, baltë, pluhur, mungesë trotuaresh dhe kanale mes rugëve. Kjo është pamje që ofrohet nga shumë rrugë e rrugica në Vlorë.
Sot po ju tregojmë gjendjen në rrugën Piroja i Epirit, ku shihet qartë se ky segment është në gjendje të mjerueshme.
Sipas banorëve që jetojnë në këtë rrugë investimi i fundit daton 15 vite më parë. “Kanë ardhur kanë bërë majte, projekte, por nuk po shohim asgjë konkrete në terren“, kështu u shpreh një banor për Gjurmon.al.
Ai tregoi se në ditë me shi rruga është shumë problematike, ku balta nuk lejon kalimin në këmbë. Po ashtu banori pohoi se gjendja e rrugës ndikon edhe te përmbytjet, pasi mungesa e kanalizime bën që shumë banesa të jenë nën ujë kur ka reshje me intensitet të lartë.

