Punëtorët e Ndërmarrjes së Pastrimit në Vlorë sërish në protestë, bashkia u premton zgjidhje

Punëtorët e Ndërmarrjes së Pastrimit në Vlorë sërish në protestë, bashkia u premton zgjidhje

Punëtorët e Ndërmarrjes së Pastrimit në Vlorë kanë zhvilluar këtyë të mërkurë protestë, në ditën e dytë të saj. Punëtorët prej dy ditësh kanë pezulluar punën, pasi pretendojnë se nuk u janë respektuar kushtet e kontratës, duke mos u dhënë pagat në kohë.

Kjo protestë duket se është dëgjuar nga autoritetet, ku në ditën e dytë të pezullimit të punës kanë nxjerr nga zyra kryetaren e Bashkisë Vlorë, Bruna Mersini.

Qytetarja e parë e Vlorës, është takuar këtë të mërkurë me punonjësit e sektorit të pastrimit. Takimi u zhvillua në ambientet e ndërmarrjes së pastrimit, ku punonjësit paraqitën shqetësimet e tyre dhe kërkuan zgjidhje konkrete.

Kryetarja e bashkisë edhe këtë herë u ka premtuar zgjidhje punëtorëve të Ndërmarrjes së Pastrimit, duke theksuar se do të ketë verifikime për situatën e pagesave dhe kushteve të punës në këtë sektor.

Punëtorët ditën e djeshme kanë pasur një ankesë në zyrën e pagave, sepse nuk ka kaluar një fond i quajtur “Fondi i kompensimit”, që ata e marrin në vlerë monetare për disa zëra. Ekonomistja e pagave u dha shpjegim punonjësve, duke thënë se ditën e djeshme Thesari ka pasur probleme me sistemin me sistemin e afmësisë dhe ka qenë pengesë e pagesës drejt bankës. Sot sistemi ka kaluar, sipas informacioneve nga Zyra e Thesarit, dhe punonjësit brenda orës 1 do të jenë në bankë për të tërhequr lekët”, u shpreh kryetarja e Bashkisë.

Kjo është hera e dytë që brenda pak javëve punëtorët e kësaj ndërmarrje janë ngritur në protestë. Zgjidhje u është premtuar edhe herën e kaluar, por sërish pagesat e tyre nuk janë shlyer në kohë.