Bashkia Vlorë në javët e fundit ka reklamuar investimet e kryera në disa prej parqeve në qytet. Sipas Bashkisë vlorë parqet dhe zonat rekreative do të jenë prioritet i punës së saj, duke njoftuar se investimet të tilla do të vijojnë.
Gjurmon.al ka dokumentuar se edhe në parqet ku bashkia ka investuar problematikat vijojnë, pasi punimet nuk kanë qenë cilësore.

Ndërkohë situata është më problematike në shumë zona të tjera, ku autoritetet kanë harruar që të investojnë. Një situatë e tillë vërehet në parkun përballë hyrjes së portit në Vlorë.
Në këtë zonë janë disa institucione, si universiteti, pallati i kulturës etj., frekuentohet nga shumë banorë por stolat në këtë park janë të gjithë të dëmtuar.
Pamjet që shihni janë xhiruar pak ditë më parë dhe tregojnë se shumë stola janë të dëmtuar dhe sipas banorëve kjo gjendje vijon prej kohësh dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

