Në rrugën Gjergj Arianiti në Vlorë do të kryhen sërish punime. Nuk mjaftuan punimet e vitit 2024 dhe as punimet e kryera së fundmi nga administrata aktuale, pasi një pjesë e rrugës tashmë është pakalueshme sepse po zëvendësohen tubacionet e ujësjellësit.
Foto e mëposhme tregon njoftimin e bërë nga ish-kreu i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, që bënte me dije se se rruga Gjergj Arianiti do të rehabilitohen plotësisht.

Por kjo foto tregon se Bashkia Vlorë do të kryej sërish punime në rrugë, duke u harruar investimet e kryera në fillim të 2024.

Gjurmon.al ishte pak ditë më parë në këtë rrugë ku shihej qartë që punimet kishin nisur sërish. Në hyrje të saj qëndronte një prej makinerive për hapjen e kanaleve, ku shiheshin tubat e ujësjellësit që ishin nxjerr në sipërfaqe.
Kjo tregon se investimet në Bashkinë Vlorë kryhen pa kriter dhe pa studime, pasi nuk është rasti i parë kur një rrugë investohet dy apoi më shumë herë.

