Një punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit në Bashkinë Vlorë ka denoncuar në Gjurmon.al mosdhënien e pagave. Me anë të një video, Arjan Zeraj pohon se nuk janë paguar ende për muajin Dhjetor.
Por problemi që ngre Zeraj lidhet edhe me mosdhënien e plotë të pagave të tjera. Siç pohon, i është komunikuar edhe largimi nga puna pasi ka kërkuar pagat.
DENONCIMI I PLOTË
Quhem Arjan Zeraj punoj në ndërmarrjen e pastrimit, i varur nga zyrat e punës dhe nuk kemi marrë akoma rrogën e muajit Dhjetor 2025. Na takonte që ta merrnim rrogën në datën 5 janar 2026.
Ku janë lekët tona? Akoma do na blini me një thes me mjell apo do na gënjeni akoma me dhuratat e fundvitit të cilat ishin me makarona oriz dhe fasule ushtrie me miza?
Turp i madh për ndërmarjen e pastrimit Vlorë. Turp për zyrat e punësimit Vlorë. Turp për bashkinë e qytetit Vlorë. Ku është shteti ku është Bashkia e Vlorës që po ju mbahen puntorve rogat, 20.000 Lekë të qelbura që marin rrogën mujore. Po na qajnë fëmijët për bukë. Duam paratë tona.
Jemi me shtëpi me qera. Po na nxjerin pronarët e shtëpive nga shtëpia se nuk kemi paguar qeranë e muajt. Mua sot më njoftoi brigadier je i pushuar nga puna se ke kërkuar të drejtën tënde. Ke kërkuar rrogën tënde dhe nuk do vish më në punë.

