“Vazhdon propaganda e Facebook-ut”, këshilltari bashkiak: Pastrimi është bërë vetëm për kamerat, kanali vijon të jetë i bllokuar

“Vazhdon propaganda e Facebook-ut”, këshilltari bashkiak: Pastrimi është bërë vetëm për kamerat, kanali vijon të jetë i bllokuar
Screenshot

Ujësjellës Kanalizime Vlora me anë të një video në mediat sociale njoftonte se kishte nisur pastrimin e kanalit të ujërave të bardha në lagjen “10 Korriku”, që lidhet me kanalin e Siavit.

Sipas UKV kjo ndërhyrje edhe pse jo në kohën e duhur, është bërë në zbatim të planit të masave për stinën me reshje shiu.

Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, vijon angazhimin për pastrimin e kanaleve të ujërave të bardha. Sot jemi fokusuar në lagjen “10 Korriku”, në kanalin e “Siavit”. Ndërhyrja në zbatim të planit të masave për stinën me reshje shiu”, shkruan UKV.

Por duket se realiteti është ndryshe. Këshilltari Bashkiak nga radhët e opozitës, Besmir Brahimi shkruan po në Facebook se kanali në lagjen “10 Korriku” nuk është pastruar.

Edhe pas përmbytjes së radhës, reagimi i institucioneve mbetet vetëm propagandë. Publikohet një video ku pretendohet se është ndërhyrë në kanal – por ndërhyrja është bërë vetëm për kamerën. Ndërkohë, kjo video tjetër tregon realitetin: kanali vazhdon të jetë i bllokuar plot me mbetje. Përmbytjet nuk ndalen me postime në rrjete sociale, por me punë serioze dhe përgjegjësi”, shkruan Brahimi.