Novosela nuk mbytet nga Vjosa, mbytet nga neglizhenca dhe dështimi i atyre që e drejtojnë

Novosela nuk mbytet nga Vjosa, mbytet nga neglizhenca dhe dështimi i atyre që e drejtojnë

Gjergji Nika*/ Novosela po përmbytet çdo vit – dhe kjo nuk është rastësi

Sa herë që fryhet Vjosa, Novosela zhytet nën ujë.
Jo sepse bie shi.
Por sepse lumi është lënë i bllokuar, digat janë të shkatërruara dhe fondet nuk shkojnë aty ku duhet.

Kjo zonë është drejtuar prej rreth 25 vitesh nga e njëjta dorë politike.
Rezultati?
Zero zgjidhje, zero parandalim, vetëm monitorim pasi ndodh katastrofa.

Çdo vit e njëjta farsë:
– kamera
– premtime
– 2 skrepa për disa ditë
…dhe pastaj harresë totale.

Në buxhetin e vitit 2026, Bashkia Vlorë ka ZERO investime për këtë pjesë të Novoselës.
Pra përmbytja është e parashikuar, e pranuar dhe e toleruar.

Nuk pastrohet shtrati i Vjosës.
Nuk forcohen digat.
Nuk hapen kanale shkarkimi.
Nuk ka asnjë projekt serioz.

Uji nuk është problemi.
Papërgjegjshmëria është problemi.

Novosela nuk mbytet nga Vjosa —
mbytet nga neglizhenca dhe dështimi i atyre që e drejtojnë prej dekadash.

*Këshilltar Bashkiak, Bashkia Vlorë