Lënia e qytetit 5 ditë pa ujë do të hetohet nga Prokuroria e Vlorës. Sipas informacioneve bëhet me dije se prokuroria ka nisur hetimet duke sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku ka ndodhur defekti.
Sekuestrimi i kamerave bëhet për të parë të gjitha lëvizjet në ditët e fundit dhe për të kuptuar se përse ka shpërthyer tubo me diametër 1 metër.
Hetimet mësohet se nuk janë fokusuar vetëm te shkaku i defektit, por edhe mënyra se si është menaxhuar në vitet e fundit rrjeti i ujësjellësit.
Hetimi do të synojë të përcaktojë nëse defekti ka ardhur si pasojë e amortizimit të tubacionit, mungesës së investimeve, neglizhencës në mirëmbajtje apo faktorëve të tjerë që mund të kenë ndikuar drejtpërdrejt në këtë situatë.
Qyteti i Vlorës mbeti 5 ditë pa ujë në ditë e fundit të vitit, ku qytetarët reguan duke organizuar dy protesta.

