Një peticion online i qytetarëve të Vlorës kërkon rikonceptimin e bulevardit “Ismail Qemali”. Peticioni i nënshkruar prej qindra qyteravëve kërkoj rritjen e sigurisë në këtë segment rrugor. “Bulevardi “Ismail Qemali” nuk duhet të jetë një vend ku banorët ecin të pasigurt në përditshmërinë e tyre”, shprehen banorët duke shtuar se është emergjente heqja e betonëve konikë pasi po kthehen në burim aksidenti.
“Në vend të këtyre betoneve, ne propozojmë një sistem alternativ të mbrojtjes rrugore që të përfshijë ndriçim më të mirë, sinjalistikë të përforcuar dhe përdorimin e materialeve të sigurta dhe të qëndrueshme. Këto masa do të reduktojnë numrin e aksidenteve, duke e bërë bulevardin një vend më të sigurt për të gjithë banorët dhe vizitorët”, vijohet më tej në peticionin online.
Inicuesit e këtij peticioni sqarojnë se nisma e tyre është brenda çdo ligji duke cituar dhe dispozitat përkatëse.
“Sipas nenit 20 të ligjit për vetëqeverisjes vendore, çdo komunitet, nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar të tij, ose jo më pak se 1% e banorëve të bashkisë ka të drejtë të paraqesin për vendimmarrje në këshillin bashkiak iniciativa qytetare për çështje që janë brenda juridiksionit të njësisë së vetëqeverisjes vendore”, mbyllet deklarata e banorëve.
TEKSTI I PLOTË I PETICIONIT ONLINE
Bulevardi “Ismail Qemali” nuk duhet të jetë një vend ku banorët ecin të pasigurt në përditshmërinë e tyre. Betonet konike të cilat pretendojnë të jenë një masë mbrojtëse, kanë bërë më shumë dëm sesa mirë. Veçanërisht gjatë natës ose në kushte të këqija të motit, këto betoneta janë pothuajse të padukshme dhe përfundojnë në katastrofë për këmbësorët.
Në vend të këtyre betoneve, ne propozojmë një sistem alternativ të mbrojtjes rrugore që të përfshijë ndriçim më të mirë, sinjalistikë të përforcuar dhe përdorimin e materialeve të sigurta dhe të qëndrueshme. Këto masa do të reduktojnë numrin e aksidenteve, duke e bërë bulevardin një vend më të sigurt për të gjithë banorët dhe vizitorët.
Statistika të fundit kanë treguar se aksidentet në këtë zonë janë rritur ndjeshëm pas instalimit të këtyre betoneve. Ndërsa ne e vlerësojmë përkushtimin për të përmirësuar infrastrukturën dhe sigurinë e rrugëve, është e qartë se kjo qasje nuk ka rezultuar efektive dhe duhet të rishikohet.
Bashkohuni me ne për të bërë thirrje autoriteteve lokale që të rishikojnë dizajnin e Bulevardit “Ismail Qemali” dhe të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të zëvendësuar betonet konike me një zgjidhje më të sigurt dhe më efektive. Shëndeti dhe jeta e banorëve tanë janë të shenjtë dhe të pazëvendësueshme.
Ju lutem, nënshkruani këtë peticion për të kërkuar ndryshime që do të shpëtojnë jetë dhe do të përmirësojnë cilësinë e jetës në komunitetin tonë. Sipas nenit 20 të ligjit për vetëqeverisjes vendore, çdo komunitet, nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar të tij, ose jo më pak se 1% e banorëve të bashkisë ka të drejtë të paraqesin për vendimmarrje në këshillin bashkiak iniciativa qytetare për çështje që janë brenda juridiksionit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.
Mund të firmoni online duke klikuar KËTU

