Infrastruktura rrugore në Vlorë lë shumë për të dëshiruar. Si në qendër dhe në periferi rrugët e lagjeve janë në gjendje të mjerueshme, gropa, baltë, mungesë kanalizimesh dhe trotuarësh.
Gjurmon.al ishte pak ditë më parë në rrugën Haki Isufi, një rrugicë qindra metra e cila ndodhet shumë pranë qendrës.
Në këtë segment duhet guxim për të kaluar, pasi trotuarë për këmbësorët nuk ka, por nuk ka as asflat por vetëm gropa që mund të rrezikosh në çdo rast makinën.
Problemi siç edhe shihet nga pamjet ka kohë që është shfaqur, pasi gropat e krijuara janë në çdo pëllëmbë të kësaj rruge.
Por ajo që bie në sy është kontrasti që krijohet me rrugët e tjera. Ky segment lidhet me rrugën Transballkanike dhe shihet qartë kontrasti që krijohet, mes baltës dhe asfaltit.

