Gjurmon e ka raportuar problemin javë më parë, Bashkia Vlorë kujtohet për burimin në Ujë të Ftohtë

Gjurmon e ka raportuar problemin javë më parë, Bashkia Vlorë kujtohet për burimin në Ujë të Ftohtë
Punimet në burimin e Ujit të Ftohtë

Bashkia Vlorë më në fund është kujtuar për burimin në Ujë të Ftohtë. Kryetarja e Bashkisë Vlorë, Bruna Mersini, në një postim në mediat sociale bën me dije se është ndërhyrë në burimin emblematik të Vlorës, duke e rikthyer në gjendjen e mëparshme.

Burimi emblematik pranë tunelit, një kujtim i përveçëm mes qindra ngjarjeve nostalgjike të fëmijërisë së vlonjatëve, prej disa kohësh ishte jashtë funksionit. Sot, pas pastrimit tërësor, është rikthyer në gjendjen e mëparshme, ndërsa po kujdesemi të bëjmë edhe analizat e nevojshme për t’u siguruar që uji të jetë në parametrat e duhur të përdorimit!”, shkruan kryetarja e bashkisë në mediat sociale.

Gjurmon.al ka raportuar për këtë problem prej muajsh, pasi ky burim ka qenë jashtë funksionit. Mbetjet inerte kishin bllokuar burimin dhe qytetarë të ndryshëm janë detyruar që të mbushin ujë në pellgjet e krijuara mes inerteve.

Ky problem ka vijuar për muaj e muaj të tërë, por bashkia është kujtuar tani që ndoshta burimi u duhet pak ose aspak qytetarëve.

Link i lajmit për shkatërrimin e burimit të Ujë të Ftohtë: https://gjurmon.al/burimi-i-ujit-te-ftohte-u-shkaterrua-banoret-detyrohen-te-mbushin-uje-mes-inerteve/