Bashkia Selenicë ka hapur tender me objekt “zbukurime dekorative për festat e fundvitit”, ku kërkon që kompanitë e interesuara të dërgojnë ofertat për të vendosur bredhin, dritat dhe zbukurimet e tjera në qytetin e Selenicës.
Sipas dokumenteve të tenderit, bëhet me dije se bashkia kërkon një pemë, rrjetë jeshile, vargje dekoruese 1500 metër linear, 50 topa dekorues, 50 zile dekoruese, 1 yll, karrocë dhe drehra zbukurimi, si dhe drita.
Pema që kërkon Bashkia Selenicë, duhet të jetë e lartë 8 metra dhe me një perimetër 12 metër, me material hekur dhe i lyer me bojë jeshile.
“Pema të jetë e ndarë në 4 pjesë me nga 2m lartësi ku çdo ndarje të jetë me nga 4 pjesë. Profilet e hekurit te jene me perimetrit dhe të çdo ndarjeje të jenë me përmasa 30mm x 20mm. Profilet brenda 1 ndarjeje të jenë me përmasa 20mm x 20mm dhe të vendosen çdo 20cm”, sqarohet më tej në dokument.
“Vargje dekorues për festat e fundëvitit të jenë më një gjatësi jo më pak se 10 ml copa, me kabull 1.5 gominë. Të jenë cilësore si dhe te duroin kushtet atmosferike kundra lagështirës. Me tension dalje jo më pak se 230v me numër llambash jo më pak se 200 copë, tension hyrje jo më pakse 230v gjatësi kabulli jo më pak se 18 m me fuqi 6ë. Nga këto 1500 m të jenë perde me ndricime të ndryshme, si dhe topa, dekor të ndryshë m për pemën”, vijon dokumenti.
Por ajo që bie në sy në këtë tender është mungesa e shumës që kërkon të shpenzojë bashkia. Ndryshe nga herët e tjera ku për prokurimet publike vendoset një fond limit, këtë herë kjo e dhënë mungon.

