Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e urës së Mifolit, duke shkaktuar dhe përmnytjet e para. Sipas informacioneve që vijnë nga terreni mësohet se niveli i lumit ka arritur në 7.1 metra.

Deri më tani raportohet për tre banesa të përmbytura dhe disa hektarë tokë.

Lidhur me situatën, Shtabi i Emergjencave Civile njofton se është në gatishmëri dhe është në kontakt me banorët e zonës për t’i evakuuar nëse ëshë e nevojshme.

Situata meteorologjike pritet të përkeqësohet pasi pritet të ketë reshje të dendura shiu, të cilat mund të rrisin edhe më tej prurjet e Vjosës.

