Kur pllakat zëvendësohen me beton, si po shëmtohet trotuari në bulevardin “Ismail Qemali”

Kur pllakat zëvendësohen me beton, si po shëmtohet trotuari në bulevardin “Ismail Qemali”

Bulevardi “Ismail Qemali” i rikonstruktuar pak vite më parë ka nisur të dëmtohet. Pllakat e trotuarit në shumë vende janë thyer dhe larguar prej banorëve ose autoriteteve, duke krijuar gropa të shumta.

Bashkia Vlorë ka nisur ditët e fundit që të rregullojë pjesët e dëmtuara në trotuar, por në vend të pllakave po hedh beton.

Nuk dihet arsyeja përse bashkia po vepron kështu, por duket qartë se mozaiku i krijuar me pllakat shumë ngjyrëshe nuk e ka më peizashin e dikurshëm.

Kjo situatë vërehet në disa pjesë të bulevardit, ku kryesisht në kapaët e puesave, pllakat po zëvendësohen me beton.