Ndriçimi publik vijon të mungojë në Vlorë, bulevardi kryesor pa drita

Ndriçimi publik vijon të mungojë në Vlorë, bulevardi kryesor pa drita

Pak javë më parë Gjurmon.al ka raportuar për një problem shumë shqetësues për banorët e qytetit, ndriçimi publik.

Situata e dokumentuar, tregonte qartë se rrugët kryesore të Vlorës ishin në errësirë, ku as bulevardi “Ismail Qemali” nuk kishte ndriçim.

Kjo situatë duket se nuk është rregulluar ende, pasi qytetarë të ndryshëm kanë denoncuar në Gjurmon.al se ndriçimi publik mungon në shumë zona.

Pas denoncimeve, ne shkuam një mbrëmje në Vlorë ku situata duket qartë, ndriçimi publik në qytet mungonte. Situata ishte e ngjashme në bulevardin “Ismail Qemali”, por edhe në rrugica rreth tij.

Mungesa e ndriçimit ndodh në një kohë kur qyteti vijon të ketë turistë, duke dhënë një panoramë negative për çdo vizitorë të huaj.