Ndotja e akseve kombëtare, problemi i denoncuar në Gjurmon.al drejt zgjidhjes

Ndotja e akseve kombëtare, problemi i denoncuar në Gjurmon.al drejt zgjidhjes

Prej muajsh Gjurmon.al ka denoncuar ndotjet në akset kombëtare në qarkun e Vlorës. Mbetje të hedhura kudo si në Vlorë, Selenicë, Himarë apo Sarandë. Ndotja është një prej probleme kryesore pasi rrugët janë kartolina e parë që i ofrohet turistëve, ndaj kërkohet një zgjidhje e shpejtë dhe afatgjatë.

Denoncimet tona duket se janë dëgjuar nga qeveria qendrore, pasi zëvendës kryeministrja Belinda Balluku premton gjobitjen e të gjithë ndotësve. Në një postim në mediat sociale, Balluku shkruan se do të vendosen kamera në akse kombëtare dhe kush ndot edhe do të paguajë.

Ekipet e mirëmbajtjes së ARRSH kanë pastruar në bazë ditore akset rrugore, të tejmbushura nga mbetjet të hedhura në vendpushime, në mënyrë të papërgjegjshme nga drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët e automjeteve. Punonjësit tanë kanë ndërhyrë në vijimësi, por kjo nuk mjafton.

Qartësisht, kamerat të Qendrës së Monitorimit të Trafikut do të përdoren edhe për të gjobitur ndotësit të akseve tona kombëtare, deri në ndërgjegjësimin e plotë. Kërkohet angazhimi i të gjithëve për një mjedis më të pastër”, shkruan numri dy i qeverisë.

Nisma të tilla janë paralajmëruar edhe më herët, por ndotja ende vijon. Turistët në shumë raste ndotjen e ambientin kanë pasur si shqetësim kryesor, ndaj kërkohet zgjidhje emergjente.