“Ja dhe turizmi elitar”, politikani denoncon situatën me mbetjet në Dhërmi

“Ja dhe turizmi elitar”, politikani denoncon situatën me mbetjet në Dhërmi

Politikani i njohur Edvin Kulluri, i cili kandidoi në 11 Maj me siglën e “Djathtas për Zhvillim“ për deputet në qarkun e Vlorës, ka denoncuar situatën me mbetjet në Bashkinë Himarë.

Nga Dhërmiu, ku po pushon, Kulluri denoncon problemin e mospastrimit të mbetjet urbane, ku kazanët shihet të tej mbushur.

“Ja dhe turizmi elitar, Dhërmi 2025. Shqipëria në Evropë në 2029“, shprehet me ironi ai për situatën në të cilën ndodhet një prej plazheve më të populluara dhe të shtrenjta në jug.

Kjo suitatë është denoncuar edhe më herët nga Gjurmon.al, ku në Qeparo, Borsh, Himarë dhe zona të tjera të Bashkisë Himarë situata është e njëjtë, kazanët plot me plehra.

Ndoshta problemi i mbejteve është dhe arsyeja se pse turistët nuk zgjedhin jugun për të pushuar, ku siç e kemi raportuar më herët në Vlorë dhe Himarë bizneset ankohen për mungesë të pushuesve.