Teqeja e Kuzum Baba në Vlorë është një nga vendet më të vizituara nga turistët, ku çdo ditë gjen qindra të tillë, që zgjedhin ose rrugën në këmbë duke ngjitur shkallët ose duke shkuar me makinë.<
Rruga në këmbë sa vjen e po vështirësohet, pasi shkallët po shkaterrohen dhe në disa vende rrëshqitja e dherave nuk po riparohet nga autoritetet.

Teksa ky problem i raportuar disa javë më parë nga Gjurmon.al nuk po gjen zgjidhje në Kuzum Baba po shfaqet një tjetër problematikë. Plehrat janë kthyer në një shqetësim për të gjithë turistët, pasi të dyja hyrjet janë të ndotura.
Si nga pjesa e shkallëve, por edhe nga rruga kryesore mund të gjesh grumbuj mbetjesh, të cilat kanë ditë apo ndoshta javë që nuk pastrohen.

Bashkia Vlorë, bashkë me punonjësit e saj ka ndërmarrë ditët e fundit aksione pastrimi, por siç duket në këtë zonë nuk kanë mbërritur reformat.
Jo vetëm në këtë zonë por dhe në pjesë të tjera të qytetit, Gjurmon.al ka raportuar për këtë problematikë, si dhe qytetarë kanë denoncuar shqetësimet e tyre për mbetjet, ndaj kërkohet ndërhyrje emergjente nga autoritetet.

