FOTO – Ndotet me plastikë edhe Laguna e Nartës

FOTO – Ndotet me plastikë edhe Laguna e Nartës

Ditën e djeshme Gjurmon.al publikoi pamje të ndotjes në pyllin pranë Lagunës së Nartës, vend i cili ishte i mbushur me plastikë por jo vetëm. Pavrësisht se ky pyll është pjesë e zonës së mbrojtur askush nuk është kujdesur për të.

Por jo vetëm pylli por edhe vetë Laguna e Nartës është ndotur nga qytetarë të pandërgjegjshëm. Këto foto tregojnë situatën, se edhe laguna është ndotur nga plastika.

Kjo zonë e cila duhej të ishte më e mbrojtura, për shkak se janë disa institucione që kujdesen për të rezulton më e pa mbrojtura pasi plastika dhe mbetje të tjera i gjen me shumicë anës saj.