Landfilli i Orikumit u mbyll por përballë tij po krijohet një fushë mbetjesh ilegale

Landfilli i Orikumit u mbyll por përballë tij po krijohet një fushë mbetjesh ilegale

Lanfilli i Orikumit, që ishte kthyer në një bombë ekologjike, më në fund është mbyllur dhe nuk prt më plehra, por tashmë të gjitha mbetjet e këtij qyteti përfundojnë në Sherishtë.

Mali i plehrave në pjesën më të madhe të tij është mbuluar me dhe, e nga ana tjetër janë mbjellë edhe pemë në atë në rrugës, që kalimtarët të mos shohin se çfarë ka përtej tyre.

Por duket se problemi i mbetjeve në këtë zonë nuk është mbyllur plotësisht, pasi përballë këtij landfilli po krijohet një i ri, dhe këtë herë ilegal.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet, buzë lumi dhe në anë të rrugës po hidhen mbetje pa kriter. Mbetje shtëpiake, inerte, plastikë dhe çdo gjë tjetër po grumbullohet aty, duke krijuar së pari një ndotje në mjedis dhe së ty një panoramë të keqe për turistët.

Kjo fushë mbetjesh është përballë landfillit të Orikumit, në anë të By Pass të Vlorës, ku shumë turistë që kalojnë e shohin këtë pamje të shëmtuar që nuk i bën nder askujt.

Ndërhyrja në këtë zonë është emergjente, pasi plehrat dita-ditës vetëm po shtohen dhe po kthehen në problem edhe për banorët e zonës.

Përveç mbetjeve në këtë zonë, Orikumi vuan nga pastrimi edhe në qytet. Kazanët e mbetjeve në shumë zona, si në qendër edhe në plazh rezultojnë në shumë raste të papastruar.