VIDEO – Situata alarmante, plehrat pushtojnë rrugën Vlorë-Radhimë

VIDEO – Situata alarmante, plehrat pushtojnë rrugën Vlorë-Radhimë

Shpesh herë kemi sjell për publikun problematikën e mos pastrimit të mbetjeve në qytetin e Vlorës. Kazanët e mbetjeve në rrugicat e qytetit nuk pastrohen prej ditësh, por kjo situatë shihet vetëm nga banorët e zonës.

Sot po ju sjellin një problem madhor në rrugën Vlorë-Radhimë, në të cilën çdo ditë kalojnë mijëra qytetarë të Vlorës, mijëra turistë e ndoshta mes tyre ka dhe zyrtarë të ndryshëm shtetëror.

Pavarësisht fluksit të lartë të mjeteve që kalojnë aty, askujt nuk ja ka vrarë syrin një landfill që po krijohet dita-ditës.

Kazanët e mbetjeve të tejmbushur, plehra të hedhura sipër tyre të cilët dalëngadalë po zgjerojnë hapësirën dhe po ndosin gjithë zonën.

Kjo situatë sipas banorëve të zonës ka disa ditë që është njësoj, por askush nga autoritetet nuk ka shkuar për ta zgjidhur. Ndaj në këtë rast thirrja shkon për autoritetet për të reaguar, pasi kjo pamje shihet prej mijëra turistësh çdo ditë.