Mos pastrimi i mbetjeve vijon të jetë një shqetësim për banorët e Vlorës, por edhe për turistët që vizitojnë qytetit.
Një qytetar ka dërguar në redaksinë e Gjurmon.al disa foto nga dy zona të ndryshme, ku plehrat duket se kanë ditë që nuk janë pastruar.

Siç mund të shihet edhe nga fotot, situata flet vetë. Qytetari në mesazhin e tij bashkëngjitur këtyre pamjeve shkruan “Lungomare, pas pallateve te rruga ura, është mëngjes dhe supozohej që koshat të ishin bosh!”.
Ndërkohë situatë në një zonë tjetër duket po njësoj, ku kazanët e mbetjeve urbane vuajnë për t’u pastruar.

“Pas Jumbos gjithë zona aty është mbuluar nga mbeturina! Përveç papërgjegjshmërisë së njerëzve që është e patolerueshme, nuk shikojmë kurrë një punonjës pastrimi, edhe këtu koshat në këtë moment janë plotë dhe mbeturina përreth tyre!”, është ky mesazhi i qytetarit.

Ai po ashtu drejton edhe një pyetje, të cilën po e bëjmë publike, ndoshta autoritetet reagojnë. “Se kuptojmë ku shkojnë taksat tona për pastrimin?!”, mbyll denoncimin ky qytetar në redaksinë e Gjurmon.al.


