Fluturimi i parë nga aeroporti i Vlorës, PPNEA: Një test i dështuar për ruajtjen e natyrës

Fluturimi i parë nga aeroporti i Vlorës, PPNEA: Një test i dështuar për ruajtjen e natyrës

Gjatë shfaqjes së sotme (djeshme), dy avionë u ulën brenda Zonës së Mbrojtur Vjosë-Nartë. Përpara se të mbërrinin në pistë, ata fluturuan mbi lagunë, duke shkaktuar një situatë që pasqyron shkatërrimin që e pret atë zonë.

Qindra flamingo, për të cilët do të ndanim lajmin e mirë që po fillonin të grumbulloheshin dhe shfaqnin sjellje folezuese njësoj si disa vite më parë, u larguan nga vendi potencial i kolonisë duke e braktisur atë. Kësisoj, dhe vetëm dy avionë mund të shkaktojnë një degradim të pakthyeshëm të popullatave të shpendëve, duke i bërë ata të braktisin foletë e tyre dhe të dështojne sezonin e riprodhimit.

Po nëse do të kemi qindra fluturime në ditë në deltën e lumit Vjosë?

Nëse pas një viti ose më vonë aeroporti vihet në operim, ku dhjetra fluturime priten çdo ditë, ne do të humbasim popullatat e shpendëve dhe për pasojë do të kemi një habitat të degraduar pa jetën e egër që e mirëmban atë.

Duke ndjekur videon deri në fund, do të kuptoni se flamingot e perceptuan zhurmën e avionit në distancë, akoma pa mbërritur në mikrofonin e kameras.

*Publikuar në Facebook nga PPNEA