“Nuk lejojmë të na merren pronat”, banorët e Kaninës kundërshtojnë bashkinë për dhënien me qira të 831 hektarëve tokë

“Nuk lejojmë të na merren pronat”, banorët e Kaninës kundërshtojnë bashkinë për dhënien me qira të 831 hektarëve tokë

Dëgjesa publike e kërkuar nga banorët e Kaninës për dhënien me qira nga Bashkia Vlorë të 831 hektarëve tokë për disa kompani që duan të investojnë në impiante fotovolaike, ka nxjerr në pah një sërë problemesh.

I pranishëm në këtë dëgjesë me banorë ka qenë i pranishëm vetë kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, i cili është përballur me ankesat dhe kërkesat e banorëve. Një zëri banorët e fshatit Kaninë kanë deklaruar se nuk do të pranojnë që tokat e tyre të jepen me qira nga bashkia.

Ai që do vijë të marrë tokën të vijë të bëjë kontratën me mua” u shpreh një banor i zonës gjatë dëgjesës, ku sqaroi më tej se nuk do të lejojë tjetërsimin e pronës së tij.

@gjurmon.al

“Nuk lejojmë të na merren pronat”, revolta e banorëve të Kaninës Dëgjesa publike e kërkuar nga banorët e Kaninës për dhënien me qira nga Bashkia Vlorë të 831 hektarëve tokë për disa kompani që duan të investojnë në impiante fotovolaike, ka nxjerr në pah një sërë problemesh. I pranishëm në këtë dëgjesë me banorë ka qenë i pranishëm vetë kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, i cili është përballur me ankesat dhe kërkesat e banorëve. Një zëri banorët e fshatit Kaninë kanë deklaruar se nuk do të pranojnë që tokat e tyre të jepen me qira nga bashkia. bashkiavlore ermaldredha banoretekanines

♬ original sound – www.gjurmon.al – www.gjurmon.al

Bashkia nuk funksionon për fshatin e Kaninës për t’i marrë pronat”, tha një tjetër banor i revoltuar, por kreu i bashkisë sqaroi se  nuk bëhet fjalë për marrje pronash, por dhënie me qira.

Ndërkohë një tjetër banor, ngriti shqetësimin e mos përfitimin monetar të banorëve për këtë kontratë mes bashkisë dhe disa subjekteve private. “Bashkia përfiton, por këta banorë që kanë gjithë këto vite që i gëzojnë pronat e tyre ku do shkojnë”, tha ai.

Pasi dëgjoi të gjitha ankesat e banorëve, kreu i Bashkisë Vlorë pohoi se nuk është “uzurpim i pronës”, por “informim”.

Nuk është bërë ende asnjë kontratë”, shtoi Dredha duke premtuar se do merret mendimi i të gjithë banorëve e në fund bashkia do të vendosë nëse këto prona do të jepen me qira apo jo.