Ditën e premte (25 Tetor 2024) Gjurmon.al raportoi për gjendjen e rënduar me koshat e plehrave në fshatin Babicë e Madhe, zonë e cila përfshinë dhe fshatin Alikokë.
Pamjet flisnin më shumë se gjithçka, ku kazanët e mbetjeve urbane ishin të tejmbushur, por jo vetëm kaq. Mbetjet ishin shpërndarë në zonën përreth duke krijuar një imazh negativ për të gjithë banorët e zonës, por edhe të gjithë personave të tjerë që kalonin në atë rrugë.
Banorët na rrëfyen se kjo problematikë kishte ditë që ishte prezentë dhe askush nga Bashkia Vlorë nuk kishte shkuar për të pastruar kazanët.
Menjëherë pas publikimit të pamjeve në Gjurmon.al, Bashkia Vlora ka reaguar duke pastruar të gjithë zonën në Babicë të Madhe dhe Alikokë.
“♻️Mbrojtja e mjedisit mbetet qëllimi dhe detyra kryesore jo vetëm e institucioneve por e të gjithë qytetarëve.🤝 📍Në Alikokë dhe Babicë, ku nuk mungon vëmendja👷♂️🚚🚜ekipit të Njësisë Administrative Qendër, të cilët ditën e sotme zhvilluan aksion pastrimi, me qëllim 🤏 largimin❌ dhe evadimin🚯 e mbetjeve urbane🚮”, shkroi kreu i bashkisë, Ermal Dredha, duke e shoqëruar këtë shënim me disa foto që tregonin punonjësit e bashkisë duke pastruar zonën.
View this post on Instagram
Gjurmon.al e përshëndet këtë reagim të Bashkisë Vlorë, por monitorimi në të gjithë bashkinë do të vijojë. Në ditët në vijim do sjellim për publikun problematika të ngjashme, pasi banorët ankohen se në periferi bashkia duket se i ka harruar.