Hetimet zbulojnë shkeljet e kompanive private, policia u heq licencat dy kompanive të sigurisë së kantierit në Zvërnec

Hetimet zbulojnë shkeljet e kompanive private, policia u heq licencat dy kompanive të sigurisë së kantierit në Zvërnec

Policia e Shtetit në vijim të hetimeve për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve gjatë protestës në Zvërnec, ka vendosur t’u heqë licencat dy kompanive private të sigurisë.

Policia sqaron se kompania “Myrto Security 1.3A” dhe ShPSF “Major Security”, nuk mund të ushtrojnë më aktivitetin e tyre.

Kjo masë ndëshkuese administrative është ndërmarrë për shkak se “subjekti ShPSF “Myrto Security 1.3A” nuk kishte marrë masat për sigurinë e objektit dhe nuk kishte zbatuar rregullat për regjimin e hyrjes dhe daljes së personave dhe mjeteve në objekt. Nga ana e këtij subjekti nuk administrohej lista e personave dhe mjeteve që lejoheshin të hynin në objekt. Për shkak të mospërmbushjes së këtyre kritereve, më datë 30.05.2026, janë lejuar të hyjnë në brendësi të rrethimit, persona të paidentifikuar dhe të panjohur nga personeli i shërbimit”.

Policia sqaron më tej se këta persona, gjatë tubimit, kanë ndërhyrë pa patur asnjë atribut ligjor dhe kanë goditur e tërhequr me forcë një shtetas pjesëmarrës në protestë, duke i shkaktuar lëndime trupore. “Gjithashtu, kanë reaguar kundër protestuesve me gurë dhe sende të tjera nga rrethimi i pronës. Ndaj këtyre shtetasve që kryen veprimet e dhunshme, punonjësit e ShPSF “Myrto Security 1.3A” nuk kanë kryer asnjë veprim parandalues apo për largimin e tyre”, citohet në deklaratë.

Nga ana tjetër, hetimet e deritanishme kanë zbuluar shkelje edhe për kompaninë tjetër që ushtronte aktivitet në këtë kantier.

“Punonjësi i licencuar i subjektit ShPSF “Major Security”, së bashku me dy persona të tjerë, të cilët u proceduan penalisht, dhe nga verifikimet rezultoi se dy të proceduarit nuk figuronin të regjistruar apo të licencuar nga subjekti SHPSF “Major Security”,  kryen veprime arbitrare duke shpërdoruar detyrën dhe në tejkalim të kompetencave, pasi goditi me grusht një prej protestuesve, e morën me forcë dhe e çuan në brendësi të rrethimit duke i shkaktuar dëmtime trupore”, sqaron policia.

Në deklaratën e shpërndarë për mediat, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë shprehet se hetimet penale dhe administrative vijojnë lidhur me atë çfarë ndodhi te shtunën në protestën e zhvb