Ndërtimet në Zvërnec, Rama: Shteti nuk po fal tokë, është pronë private ‘dembabadem’

Ndërtimet në Zvërnec, Rama: Shteti nuk po fal tokë, është pronë private ‘dembabadem’

Ndërtimi në zonën e Zvërnecit vijon të jetë në qendër të debatit, pasi ende mungojnë informacionet zyrtare se çfarë po ndodhë brenda zonës që tashmë është rrethuar.

Pas disa protestave nga ambientalisitët dhe qytetarët, ku thirrjet e tyre kanë shkuar edhe drejt ndërkombëtarëve, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Pas sqaruar detajet e projektit, kryeministri Edi Rama i cilësoi si të rreme lajmet se ndërtimi po bëhet në tokë shtet, duke pohuar se çdo veprim i deritanishëm është bërë në pronë pritave.

Zhurma e madhe që është ngritur mbi një lajm të rremë me demek shteti po fal Zvërnecin. Shteti s’po fal asgjë sepse nuk ka asgjë. Ajo është një pronë private denbabaden. Investitorët e përfshirë në atë proces janë tejet serioz që atë pronë e kanë marrë nga privatët. Shteti ka Sazanin, që nuk kanë mbaruar ende negociatat pasi korporata shqiptare e investimeve është pjesë e projektit. Toka e ishullit do jetë aty, e shtetit shqiptar”, u shpreh Rama.

Këto deklarata kreu i qeverisë i bëri gjatë prezantimit të Albanian Digital Solution Sh.A., një iniciativë që sipas tij synon modernizimin e shërbimeve publike dhe forcimin e inovacionit teknologjik në Shqipëri.