Denoncimi i banorit: Ura në Kallarat drejt shembjes, vërshimet e përroit kanë gërryer njërën këmbë

Denoncimi i banorit: Ura në Kallarat drejt shembjes, vërshimet e përroit kanë gërryer njërën këmbë
Këmba e urës në Kallarat

Ura në fshatin Kallarat është drejt shembjes, ky është denoncimi i mbërritur në redaksinë e Gjurmon.al nga një banorë i kësaj zone. Në mesazhin e tij, banori i identifikuar si Lefter Qejvanaj, shkruan se njëra këmbë e urës që lidh fshatin me pjesën tjetër të zonës është gërryer nga vërshimet e përroit.

Sipas banorit ankesat janë bërë prej kohësh, por ndërhyrja nuk ka ndodhur ende dhe shton se shembja e urës është çështje dite.

Ka 4 vite që për këtë urë që lidh qendrën e Kallaratit me pjesën tjetër është dhënë sinjali SOS, pasi vërshimi i përroit ka gërryer njërën këmbë dhe ajo qëndron në ajër, për pasojë ura po fundoset duke krijuar hark.

Shembja e saj mund të jetë çështje ditësh, por në mënyrë paradoksale bashkia jo vetëm që nuk po merr masa, por të paktën të vendosë bariera që të mos kalojnë mjetet e rënda. Para një muaji kaluan mjete 40 T ndërkohë që një sinjalizues në njërin  krah është për 3,5 T. Mund të ndodhë ndonjë tragjedi”, është ky mesazhi i banorit.