Tërbaçi i shpopulluar, shkolla mbetet një kujtim i largët i viteve të shkuara

Tërbaçi i shpopulluar, shkolla mbetet një kujtim i largët i viteve të shkuara
Shkolla në Tërbaç

Fshati Tërbaç dikur pjesë e Vlorës e tashmë nën juridiksionin e Bashkisë Himarë është shpopulluar. Rruga e lënë në harresë prej vitesh, duket se është një prej faktorëve që ka detyruar banorët të largohen nga fshati piktoresk e të kërkojnë një jetë më të mirë në Vlorë, Tiranë apo edhe jashtë vendit.

Dikur në këtë fshat jetonin qindra familje, ishte shkolla 9-vjeçare me dhjetëra nxënës, kishte edhe pallat kulture. Por sot nuk ka asnjë prej këtyre institucioneve pasi shpopullimi ka bërë që nxënësit e këtij fshati të largohen.

Shkolla në Tërbaç

Në qendër të fshatit sheshi kryesor është rregulluar, ku kontributin më të madh e kanë vetëm banorët e fshatit, që nga larg ndjejnë mall për vendin e tyre. Për të përforcuar se investimi nuk është i shtetit por i tyre, një pllakatë e vendosur në murin e shkollës e bërtet këtë gjë.

Shkolla ndërkohë duket se është braktisur prej vitesh. Xhamat e dritareve janë thyer, dera kryesore është e mbyllur dhe në klasa kanë mbetur pak banka dhe tabelat dikur të vendosura në mure tashmë janë përdhe.

Godina kur dikur ka shërbyer si shërbyer si shkollë tashmë është totalisht e braktisur, e mbytur nga lagështira dhe gati për t’u rrënuar.