Hyrja e portit në Vlorë është kartolina që i jepet të gjithë emigrantëve e turistëve që nisin vizitën e Shqipërisë nga kjo port. Por kartolina që u jepet turistëve nuk është më e mira e mundshme, pasi hyrja e portit është në gjendje të mjerueshme.
Mijëra turistë që kanë vizituar Vlorën për gjatë vitit 2025 dhe që do ta vizitojnë në muajt në vijim përballen që sa zbresin nga trageti me gropat në rrugë, baltën e pluhurin.
Shumë banorë të Vlorës ishin ankuar në Gjurmon.al për gjendjen e hyrjes së portit. Këto pamje të xhiruara pak ditë më parë nga Gjurmon.al tregojnë qartë situatën alarmante që është në këtë pjesë të qytetit.
Kjo gjendje ka muaj që është prej muajsh, por autoritetet duket se e kanë harruar. Këto pamje janë një apel për autoritetet që të reagojnë dhe të ndryshojnë portën hyrëse të qytetit.

