Vijon protesta e punonjësve të Kadastrës Vlorë, shkarkohet zv/drejtori pasi mbështeti kolegët

Vijon protesta e punonjësve të Kadastrës Vlorë, shkarkohet zv/drejtori pasi mbështeti kolegët

Punonjësit e Kadastrës së Vlorës vijuan edhe këtë të martë bojkotin e punës së tyre. Shkak për bojkotin e 55 punonjësve, është bërë një urdhër që i detyron që të zhvendosen nga Vlora në Tiranë.

Punonjësit e Kadastrës kanë nënshkruar edhe një peticion për të kundërshtuar këtë vendim, ku u është bashkuar dhe zëvendësdrejtori Sokol Shehej. Por ndaj Shehaj mëngjesin e sotëm është një marrë një masë disiplonore e rëndë, pasi është pushuar nga puna.

Sipas punonjësëve largimi nga Vlora drejt Tiranës është një kosto e madhe për ta dhe e papërballueshme. Po kështu akuzojnë drejtoreshën e përgjithshme të ASHK, për mungesë transparence, pasi ka nxjerrë urdhër pa konsultim me stafin.

Përveç kohës të pamjaftueshme, çdo gjë tjetër është pamundur sepse jemi familjarë, kemi bërë investime kemi fëmijët këtu. Nuk mund t’i lëmë për 4 ditë dhe të shpërngulemi në Tiranë pa asnjë sqarim tjetër. Çfarë kemi ne në Tiranë? Nuk kemi as drejtorin këtu”, tha njëra prej punonjëseve.

Ndërkohë zëvendësdrejtori tashmë i shkarkuar Sokol Shehaj, i cili u prit me duartrokitje nga punonjësit, tha se ka mbështetur protestën sepse e mendon atë të drejtë.

Unë ju bashkova punonjësve. Drejtoria ka qenë gjithmonë në qytetin kur duhej të ishte. Aty ku janë pronat, nuk mund të lëvizi në vende të tjera. Kjo ishte arsyeja që i mbështeta punonjësit dhe për arsye familjare të tyre. Ka ardhur në email për lirimin tim nga detyra si masë ndëshkuese për nënshkrimin e këtij institucioni”, tha Shehaj.

Punonjësit e Kadastrës kanë protestuar edhe të hënën dhe kanë pohuar se nuk do ta zbatojnë urdhrin për të punuar në Tiranë. Edhe qytetarët e Vlorës janë shprehur të shqetësuar lidhur me këtë vendim, ku pohojnë se tashmë nuk do të arrijnë që të marrin asnjë shërbim.