VIDEO – “Gjelat e detit mbetën pa shitur”, banorët e Llakatundit ankohen për fuqinë blerëse

VIDEO – “Gjelat e detit mbetën pa shitur”, banorët e Llakatundit ankohen për fuqinë blerëse

Na ngelën gjelat pa shitur”, kështu shprehet një prej banorëve të fshatit Llakatund, në Bashkinë Selenicë. Mundi i javëve të tëra duket se po i shkon dëm pasi kur na ndajnë vetëm pak ditë nga viti i ri kërkesat për të blerë pula dhe gjela deti kanë qenë të pakta.

Kam muaj të tërë që i rris, por kam frikë se nuk do më shiten. Me këto merrem këtu në fshat nuk kam burim tjetër të ardhurash”, pohoi banori, të cilin e takuam në një prej fushave në dalje të fshatit.

Sipas tij problem mbetet fuqia blerëse, largimi i banorëve drejt Vlorës apo në emigrim, ka shpopulluar fshatin dhe nuk ka kush të blejë gjelat e detit.

Ky problem nuk është i izoluar pasi shumë banorë në fshatrat e Vlorës ankohen se nuk po u shiten gjelat e detit. Çmimi këtë vit nuk ka pësuar shumë rritje, por ky nuk është shkaku i vetëm për mungesën e kërkesës.

Llakatundi është një prej shumë fshatrave në Bashkinë Selenicë që njihet për prodhimin e gjelave të detit. Pozicioni gjeografik, pasi është i rrethuar me fusha dhe kodra të buta e favorizon për rritjen e gjelave të detit. Por pavarësisht të mirave nga natyra, duket se këtë vit tregtarët e gjelave të detit do të kenë vështirësi në shitjen e tyre.